Home Sporti Hidhet shorti...

Hidhet shorti i Europa League, Barcelona me fat nga “goglat”

158
0

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i dueleve çerekfinale të Europa League. Sërish rival gjerman për Atalantën e Berat Gjimshitit, që eliminuan Bayer Leverkusen në raundin e 1/8-ve

Ekipi i vetëm italian që ka mbetur në garë, do të sfidojë Leipzigun për një biletë në gjysmëfinale, me takimin e parë që do të zhvillohet në stadiumin e nënkampionëve të Gjermanisë. Barcelona ndërkohë do të ketë një tjetër duel të kalueshëm në letër ndaj Eintracht Frankfurt.

West Ham-Lyon është një nga përballjet më të forta në raundin çerekfinale, me skuadrat që eliminuan Sevillan dhe Porton për të mbërritur këtu, ndërsa dueli tjetër është ai mes Bragës dhe skocezëve të Rangers.

Nëse Atalanta kalon Leipzigun, në gjysmëfinale do të sfidojë fituesin e çiftit Braga-Rangers, ndërsa Barcelonën e pret fituesi i West Ham-Lyon për një biletë në finalen e madhe, gjithmonë nëse skuadra e Xavit kalon me sukses pengesën Eintracht.

Duelet çerekfinale

LEIPZIG-ATALANTA (1)

EINTRACHT FRANKFURT-BARCELONA (2)

ËEST HAM-LYON (3)

BRAGA-RANGERS (4)

Takimet gjysmëfinale

Fituesi i çiftit 1 – Fituesi i çiftit 4

Fituesi i çiftit 3 – Fituesi i çiftit 2

Image

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit