Home Bota Italia mirato...

Italia miraton “Green Pass” kundër Covid-19

25
0

Qeveria italiane ka miratuar dekretin për aktivizimin e “Green Pass” pasaportës jeshile që përcakton procedurat për lëshimin e certifikatave digjitale Covid-19. Duke filluar nga data 1 korrik, ajo do të jetë e vlefshme për të gjithë qytetarët për të udhëtuar lirisht në vendet e Bashkimit Europian.

Mediat italiane raportojnë se pasaporta jeshile do të shërbejë edhe për pjesëmarrjen e qytetarëve italianë në aktivitete të ndryshme brenda Italisë, koncerte, festa apo edhe ndeshje sportive. Kryeministri italian, Mario Draghi firmosi sot ligjin që përcakton mënyrën se si një qytetar mund të pajiset me pasaportën jeshile dhe lehtësirat që ajo mbart.

Qeveria ka vendosur një platformë në shërbim të qytetarëve ku mundësohet dërgimi i dokumenteve dhe më pas marrja e pasaportës. Italianët duhet që të dërgojnë përmes këtij aplikacioni, dokumentin e vaksinës antiCOVID ose një tampon negativ, i cili është realizuar brenda 48 orëve të fundit përpara udhëtimeve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit