Home Sporti Mësuesi i All...

Mësuesi i Allegrit: Juventus me lojtrarët që ka, nuk e fiton kurrë kampionatin!

118
0

Giovanni Galeone ka paralajmëruar Juventus-in në prag të sezonit 2022/23. Mësuesi i trajnerit aktual të bardhezinjve, ka folur për La Gazzetta dello Sport në lidhje me cilësinë e skuadrës së Allegri-t.

“Juventus-it i duhen të paktën 4 blerje të tjera, përndryshe do të duhet një mrekulli që të luftojnë në vendet e larta, veçanërisht pas dëmtimit të Pogba”, ka thënë Galeone.

“E keni parë mesfushën bardhezi kundër Koke, Saul dhe të tjerët e Atletico Madrid? Një sfidë e pabarabartë”, fjalët e ashpra të ish-trajnerit.

Në lidhje me skuadrat favorite për  të fituar titullin në Itali: “Unë shikoj Milan-in: ka lojë dhe ide të qarta.

Inter ka marrë Lukaku-n dhe Asllanin, që mua më pëlqen shumë, por mund të ketë probleme nëse humb Skriniar. Megjithatë, Juventusi nuk do ta fitojë kurrë kampionatin me lojtarët që ka”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit