Home Sporti Nedim Bajrami...

Nedim Bajrami pjesë e formacionit të javës në Seria A

10
0

Nedim Bajrami më në fund u rikthye në formën e tij më të mirë, teksa në fundjavë ishte protagonist në barazim 2-2 ndaj Salernitanës me gol dhe asist.

25-vjeçari ishte edhe nismëtar i shumë aksioneve për skuadrën e tij duke merituar në fundin e ndeshjes, notën më të lartë te skuadra e Sassuolos. Paraqitja pozitive i bën vend Bajramit edhe në formacionin e javës në Serie A, të publikuar nga Goal Italia.

Lojtari i kombëtares ndan këtë 11-tëshe me emra prestigjiozë si Victor Osimhen, Rafael Leao apo edhe Frattesi e Mancini. Pjesë e formacionit ishte edhe Mërgim Vojvoda, lojtar i Torinos.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit