Home Sporti Uruguai trond...

Uruguai trondit Argjentinën, Kolumbia shtang Brazilin (VIDEO)

19
0

Argjentina dhe Brazili janë mundur në përballjet e vlefshme për fazën kualifikuese të Kampionatit Botëror të futbollit, “Kupa e Botës 2026”. Në “Estadio Alberto J. Armando”, të Buenos Airesit, përfaqësuesja e Uruguait i ka dhënë fund serisë së 14 fitoreve radhazi të “albiceleste”-ve, të Argjentinës, duke i mundur 2-0.

Nga një gol, në secilën pjesë mjaftoi për djemtë e teknikut, Marcelo Bielsa, me “katalanasin”, Ronaldo Araujo dhe “bomberin” e Liverpool, Darëin Nunez, që shënuan nga një gol.

Në krahun tjetër, Kolumbia ka “përmbysur” gjithçka në “Estadio Metropolitano Roberto Melendez”, të Barankijës, përballë 5 herë kampionëve të botës, Brazilit, duke i shkaktuar kombëtares “Seleçao”, humbjen e dytë radhazi, gjatë këtyre kualifikueseve.

Golin e parë të sfidës e gjetën pikërisht këta të fundit, me “fantazistin” e Arsenal, Gabriel Martinelli, që shfrytëzon mirë një pasim të Vinicius Junior, për të çuar topin në rrjetë, që në minutën e 4’-t, por një dopietë e “yllit” të Liverpool, Luis Diaz, në minutat 75’ e 79’ shkatërroi gjithçka për djemtë e teknikut Diniz, duke “vulosur” disfatën e radhës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit