Home Sporti Barcelona fit...

Barcelona fiton pa shumë probleme ndaj Valencias (VIDEO)

160
0

Barcelona është rikthyer në rrugën e fitoreve në La Liga. Katalanasit morën një sukses të merituar 3-1 në shtëpi ndaj Valencias.

Ndeshja nisi në malore për ekipin katalanas, pasi miqtë shënuan një super gol me Gaya. Reagimi i Barcelonës ishte fantastik, teksa Ansu Fati do të realizonte një gol shumë të bukur.

Ekipi i Koeman fitoi një penallti në fundin e pjesës së parë, teksa Depay e konkretizoi me një finalizim perfekt. Në pjesën e dytë, Coutinho do të realizonte edhe golin e sigurisë 5 minuta nga fundi i ndeshjes.

Barcelona ngjitet në vendin e 7-të me 15 pikë, dy më pak se Reali i vendit të dytë. /R.Lika-Koha Jone/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit