Home Sporti Guardiola “be...

Guardiola “bekon” pasardhësin e tij te Manchester City: Jua garantoj!

32
0

Roberto De Zerbi i ka të gjitha karakteristikat për të qenë një ditë pasardhësi i Pep Guardiola te skuadra e Manchester City. Konfirmimin e ka dhënë vetë trajneri spanjoll në konferencën për shtyp, duke vlerësuar punën e bërë nga strategun aktual të Brighton.

“Ai do të jetë trajneri i ardhshëm i Manchester City, jua garantoj këtë gjë”, ka thënë Guardiola për De Zerbi në prag të ndeshjes që skuadra e tij do të zhvillojë këtë fundjavë me Brighton, në Premier League. Lajmin e konfirmoi sot “Telegraph”.

Guardiola e konsideron De Zerbi si trajnerin më të mirë të gjeneratës së tij, një trajner të aftë të influencojë në të ardhmen e futbollit. Kalimi i De Zerbi te Manchester City nuk ka për të ndodhur shumë shpejt, pasi vetë Guardiola ka një kontratë deri në vitin 2025 me kampionët e Anglisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit