Home Sporti Haaland komen...

Haaland komenton super golin: U frymëzova nga Ibrahimovic

77
0

Erling Haaland realizoi një gol shumë të bukur përballë Borussia Dortmund në mesjavë. Bomberi norvegjez ndëshkoi ish-ekipin e tij me një veprim të bukur akrobatik dhe i dhuroi triumfin 2-1.

13 gola në total ka shënuar 22-vjeçari me skuadrën e Pep Guardiolës. Në golin e fundit ai është frymëzuar nga Zlatan Ibrahimovic, i njohur për ekzekutime akrobatike.

“Goli? Unë e kam mësuar një veprim të tillë nga bashkatdhetari yt i dashur, Zlatan Ibrahimovic”, i drejtohet sulmuesi i Manchester City gazetarit suedez.

“Po tentoja të isha i përqendruar, thjesht po prisja shansin tim. Më në fund erdhi dhe unë qëllova në vendin e duhur. Shpresoj që Zlatan ta ketë pëlqyer dhe të jetë krenar për golin që shënova”, deklaroi Haaland.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit