Home Sporti Kapiteni i So...

Kapiteni i Southampton elozhe për Brojën: Ka aftësi të shkëlqyera teknike!

102
0

Armando Broja ka bërë për vete jo vetëm tifozët dhe trajnerin e tij, por edhe shokët e skuadrës. Kapiteni Ward-Prowse nuk i kursen fjalët e mira për super talentin e Kombëtares sonë, i cili ka shënuar gola të bukur dhe ka bërë veprime të një sulmuesi që ka lidhje të fortë me golin.

“Unë mendoj se bëri një fillim të ngadaltë, por javë pas jave po rritet gradualisht, edhe si person. Ai është shumë i sigurt. Është djali ri. Kemi disa djem vërtet të rinj që luajnë së bashku dhe që është fantastike ti shohësh në sulm.

Ka një prezencë të mirë fizike, vrapon pas, mban topin dhe ka aftësi të shkëlqyera teknike. E tregoi një gjë të tillë edhe te goli. Është një futbollist fantastik. Ka dhe shumë ndeshje, sado që gjërat nuk na kanë shkuar mirë, mendoj se kemi pasur shansin për të ndërtuar diçka të mirë”, tha kapiteni i Southampton. /R.Lika-Koha Jonë/

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit