Home Aktualitet Katër drejtue...

Katër drejtues mjeti të arrestuar për ryshfet, Balla: Po intensifikohet lufta ndaj këtij fenomeni

55
0

Ministri i Brendshëm Taulant Balla përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se katër drejtues automjetesh janë arrestuar për shkak se u kapën duke dhënë ryshfet punonjësve të policisë. Sipas Ballës, Lufta kundër këtij fenomeni të turpshëm po intensifikohet

“Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë katër drejtues mjeti “për korrupsion aktiv” të punonjësve të Policisë Rrugore e mbetur në tentativë. Të kapur në shkelje këta katër shtetas kanë tentuar t’i ofrojnë punonjësit të Policisë së Shtetit ryshfet. Lufta kundër këtij fenomeni të turpshëm po intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, punonjësve të policisë”, shkruan Balla.

“Ju lutem qytetarëve dhe mediave të denoncojnë çdo rast të abuzimit të punonjësve të Policisë me detyrën. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit duhet të rrisin vigjilencën dhe godasin me ashpërsi çdo përfshirje në veprime korruptive të punonjësve të Policisë së Shtetit”, përfundon Balla.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit