Home Euro 2020 Ky është stad...

Ky është stadiumi i vetëm që do ta shohim plotë me tifozë në Europian!

37
0

Hungaria është një nga 11 vendet organizatore të Euro 2020, teksa do të presë 4 nga 51 sfidat  e këtij kompeticioni në stadiumin e saj modern në Budapest “Puskas Arena”. Ndryshe nga shtetet e tjera organizatore të Euro 2020, Hungaria është shteti që ka numrin më të ulët të infektimeve me COVID-19 sepse pjesa më e madhe e popullsisë janë vaksinuar.

“Puskas Arena” do të jetë i vetmi impiant i turneut që do të ketë një kapacitet prej 100 për qind. 65 mijë persona do të jenë në tribunë për katër ndeshjet që do luhen në tokën hungareze.  Për shkak të pandemisë, Federata Hungareze i ka kërkuar tifozëve të tërheqin biletat një ditë para ndeshjes, të planifikojnë udhëtimin në kohë, të përdorin transportin publik, dhe pa bagazhe për të shmangur radhët e gjata.

Jo shumë larg, në parkun e qytetit, pritet të mblidhen shumë njerëz. Në zonën e tifozëve ende në ndërtim mijëra persona mund të shohin ndeshjet në ekranet gjigante. Për sfidën e së martës mes Hungarisë dhe Portugalisë UEFA janë shitur të gjitha biletat, teksa vendasit do mundohen që të ndalin Ronaldon dhe të bëjnë surprizën e madhe.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit