Home Sporti Mendohet zgja...

Mendohet zgjatja e pushimit mes pjesëve në futboll

89
0

Në të ardhmen mund të të presim deri në 25 minuta për të ndjekur pjesën e dytë të një ndeshjeje futbolli. Nga Konfederata Amerikano Jugore e Futbollit vjen një propozim për të shtuar edhe me 10 minuta të tjera pushimin e ndeshjeve, një model i ngjashëm me atë të sporteve amerikane.

Kjo kërkesë do të shqyrtohet në datën 27 tetor nga FAB, organi që konfirmon çdo modifikim apo risi të sportit të futbollit. Në 2009-n FIFA-s iu refuzua propozimi për të çuar në 20 minuta hapësirën ndërmjet ndeshjeve.

Kërkesa e Konfederatës Amerikano Jugore është një prej pikave më të rëndësishme që do të trajtohet në mbledhjen e ekspertëve që drejtojnë Bordin Ndërkombëtar të Futbollit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit