Home Aktualitet Ndotja në Elb...

Ndotja në Elbasan, 4 herë më e lartë se normat e lejuara

486
0

Në bazë të matjeve të bëra për cilësinë e ajrit, qarku i Elbasanit vijon të jetë zonë e kuqe.

Të paktën qendra e Elbasanit rezulton me ndotjen 4 here me te larte sesa norma e lejuar, ndërkohë zona më problematike përsa i takon Bashkisë së Elbasanit vijon të mbetet ajo e Metalurgjikut.
Qytetarët e shikojnë situatën me shqetësim dhe apelojnë për gjetjen e një zgjidhje për reduktimin e ndotjes.

“Ajri, tym, gazrat s’kemi ku të shkojmë,” thotë banorja.

“Dihet ajo punë që problem është, por çfarë të bëjmë ku të shkojmë,” thotë qytetari.

Specialistët e mjedisit edhe pse kanë vite që ngrenë alarmin thonë se ndotja vjen për shkak të mos-zbatimit të ligjit nga institucionet përkatëse.

“Është fatkeqësi e madhe që ne vazhdojmë tani për arsye subjektive, domethënë për papërgjegjshmëri të operatorëve ndotës, sidomos industria.

Konstatoj me keqardhje që metalurgjiku vazhdon të ndotë, na kujton kohën e komunizmit deri në 8 fish me normën e BE-së. Duhet vënë dorë për zbatimin e ligjit për këta njerëz.

Të punojnë dhe ju qoftë puna e mbarë, por jo të ndotin dhe të shkatërrojnë shëndetin e njerëzve,” u shpreh specialisti i mjedisit,  Ahmet Mehmeti.

Ndotja në Elbasan konsiderohet prej vitesh si një nga shkaktarët e çrregullimeve shëndetësore.

Disa studime të mëparshme tregojnë se Elbasani rezulton një nga qarqet me numrin më të madh të sëmundjeve të paidentifikueshme.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit