Home Sporti Vlahovic dhe ...

Vlahovic dhe Zakaria debutim magjik, i japin fitoren Juves ndaj Veronës (VIDEO)

133
0

Juventus nis të funksionojë me afrimin e dy blerjeve të reja. Dusan Vlahovic dhe Denis Zakaria i dhanë fitoren e radhës baradhezinjve në kampionat, në shifrat 2-0 ndaj Hellas Veronës.

Bomberit serb i mjaftuan vetëm 13 minuta lojë për të realizuar me një parabël të bukur, pas një asisti nga Dybala. Vlahovic ishte protagonist dhe në disa raste të tjera, duke pasur kombinime mjaft të mira dhe me Moratën.

Në minutën e 61-të, do të ishte pikërisht spanjolli që do të shërbente asistin për Zakaria, i cili realizoi me një goditje me të djathtën brenda zonës. Dy gola nga dy blerjet e reja që e ngjisin Juventusin në vendin e katërt me 45 pikë, dy më shumë se Atalanta. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit