Home ShowBiz Ylli Limani t...

Ylli Limani thyen rregullin dhe zbulon detaje nga dasma e Arbanës dhe Edit

385
0

Moderatorja e njohur Arbana Osmani dhe partneri i saj Eduart Grishaj kanë kurorëzuar dje, lidhjen e tyre disa vjeçare me një ceremoni private në Toskana, Itali.

Një nga dasmat e shumëpritura të këtij sezoni, ku të ftuar kanë qenë personazhe të njohur të botës së ekranit dhe showbizit shqiptar, nuk zbuluan pothuajse asnjë detaj nga ceremonia, kjo pasi vetë çifti ka kërkuar të respektohet dita e tyre, pa postime, foto dhe video në rrjetet sociale.

Mirëpo njëri nga personazhet VIP, i cili ka qenë i ftuar si këngëtar në dasmën e çiftit, nuk e ka respektuar kërkesën e tyre. Bëhet fjalë për Yllin Limanin, i cili nuk mund të qëndrojë pa postuar dhe e vetmja gjë që ka arritur të postojë nga festa janë disa nga lulet dekoruese, teksa krahas shkruan se kjo ishte gjëja e vetme që çifti i ka lejuar të postojë.

“Ceremonia e Arbanës dhe Edit ishte shumë e bukur nuk po më lënë të postoj asgjë, vetëm këto lulet më thanë mund t’i nxjerr”. Përgjatë ditëve të fundit dasma e bujshme e sezonit ka ngjallur shumë kureshtje në media për fustanin e nusërisë, detaje lidhur me organizimin e padyshim të ftuarit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit