Home Sporti Zanetti: Isma...

Zanetti: Ismajli një luftëtar, do ta merrja gjithmonë me vete

90
0

Trajneri i Empolit, Paolo Zanetti, ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes me Bologna-n, duke mos i kursyer fjalët e mira për Adrian Ismajli. Mbrojtësi i Kombëtares sonë ka bërë paraqitje shumë pozitive deri më tani duke u aktivizuar në vazhdimësi.

“Të mendosh të luash pa vuajtje është një utopi, ne krijojmë shumë dhe vuajmë sa duhet. Unë nuk mendoj se ka probleme elementare që mund të më çojnë drejt ndryshimit, nuk kam qenë kurrë një njeri me mentalitet mbrojtës dhe skuadra ka një mentalitet që ia kam transmetuar unë.

Ismajli? Më mjaftoi një vështrim ditën e parë për ta kuptuar. Futet në fushë si një luftëtar, ka sytë e tigrit, mentalitetin tim.

Nëse do të më duhej të shkoja në luftë në këmbë, patjetër do ta merrja Ismajlin me vete. Ai meriton gjithçka që po merr”, deklaroi ish-lojtari i njohur i Interit.

Paolo Zanetti manager of Empoli FC looks on during the pre-season... News  Photo - Getty Images

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit