Home Sporti Ibrahimovic k...

Ibrahimovic kërkon të takojë idhullin Ibrahimovic: Është një model për mua, ashtu si CR7

33
0

Talenti shqiptar me emrin Arijon Ibrahimovic, po shkëlqen te Frosinone, duke shënuar tre gola dhe dhuruar një asist në 6 ndeshjet e para me klubin e tij të ri. Në një intervistë për gazetën italiane, “Corriere dello Sport”, ai shprehet se zgjedhja për të kaluar te Frosinone ishte e drejtë për të vazhduar karrierën e tij futbollistike.

Arijon, i cili mbart mbiemrin Ibrahimovic thotë se kjo nuk është thjesht një etiketim, por diçka që e motivon. Ai është i gatshëm të bëjë ndonjë ndryshim në fushë duke u përpjekur të jetë një “Ibrahimovic” ndryshe.

“Kërkoja një skuadër për të luajtur, e kuptova nga bisedat e para me drejtorin Angelozzixi dhe trajnerin Di Francesco se ky mund të ishte vendi i duhur. Ibrahimoviç është mbiemri im, i familjes sime, çfarë efekti mund të ketë?? Pastaj e di që në futboll Ibrahimoviç është ai tjetri, Zlatan është një nga modelet e mia, ashtu si Cristiano Ronaldo. Por nuk e kam takuar kurrë. Do të doja ta takoja dhe t’i shtrëngoja dorën. Ndoshta do të ndodhë kundër Milanit. Për sa kohë që trajneri më lejon të luaj”, deklaroi talenti me origjinë shqiptare.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit