Home POLITIKE Integrimi në ...

Integrimi në BE, ambasadori bullgar: Shqipëria i ka kryer detyrat

85
0

Vetoja e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, ka bllokuar në një farë mënyre procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Ambasadori i Bullgarisë në Shqipëri, Momchil Raytchevski, thotë se vendi i tij është plotësisht mbështetës pa kushte për Shqipërinë.

“Pozita e Bullgarisë për sa i përket Republikës së Shqipërisë është shumë e qartë, për ne Shqipëria ka kryer atë që është e nevojshme. Ju jeni gati dhe ne mbështesim që në momentin e parë të vendimit të familjes Europiane, që ju të vazhdoni në këtë familje dhe të zhvillohet konferenca e parë ndërqeveritare”, tha Raytchevski nga Korça.

Sa i përket diskutimeve me Maqedoninë e Veriut, Raytchevski tha se si qeveria e vjetër, po ashtu edhe e reja në Bullgari, gjithmonë ka mbështetur pozitën se Bullgaria është një prej promotorëve dhe mbështetësve më të mëdhenj të zgjerimit në Bashkimin Europian, gjithashtu për të ardhmen e vendeve të rajonit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit