Home Sporti Ten Hag urdhë...

Ten Hag urdhëron drejtuesit e United: S’ka vend për Ronaldon në sezonin e ardhshëm!

86
0

Erik ten Hag do të jetë trajneri i ri i Manchester United, teksa zyrtarizimi është thjeshtë çështje ditësh. Afrimi i tij ndërkohë do të vulosë dhe fatin e Cristiano Ronaldos, i cili do të largohet nga Djajtë e Kuq në fundin e këtij sezoni.

Strategu aktual i Ajax nuk e ka në planet e tij në “Old Trafford” ndaj dhe numri 7 duhet të gjejë një destinacion të ri. Edhe pse këtë sezon ka ndihmuar United në Champions duke shënuar gola vendimtar ndaj Villareal apo Atalantës, sërish kjo nuk mjafton që ai të konsiderohet pjesë e planet te United.

Ronaldo ka shënuar 18 gola këtë sezon, por vetëm 4 në 13 ndeshjet e fundit, duke mos arritur që të ndihmojë Djajtë e Kuq që luftojnë për një vend në zonën europiane. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit