Home Bota Vetëm një i m...

Vetëm një i mbijetuar nga rrëzimi i aeroplanit në Suedi

40
0

Një aeroplan me tetë parashutistë dhe një pilot, u përplas ditën e djeshme në aeroportin e Orebros, rreth orës 19:20.

Pasi u rrëzua 100 metra larg pistës së fluturimit, shpërtheu një zjarr që mobilizoi forcat e emergjencës për fikjen e tij. Në vendngjarje u përfshinë 10 ambulanca, por nga ekuipazhi vetëm një prej tyre ka mbijetuar dhe është dërguar në spital me plagë të rënda, ndërsa tetë personat e tjerë kanë ndërruar jetë.

“Është një aksident i rëndë. Kanë vdekur disa njerëz”, shkroi policia suedeze në uebfaqen e saj.

Qendra e Shpëtimit Ajror dhe Detar ka konfirmuar që aeroplani shërbente për hedhje me parashutë.

Kjo tragjedi ndodhi 28 ditë pasi një tjetër aeroplan u rrëzua ndërsa po përpiqej të ulej në Lindje të Rusisë, kur humbi kontaktin me kullën e kontrollit. Mendohet se aeroplani është përplasur fillimisht me një shkëmb gjatë uljes për shkak të pamundësisë për të parë qartë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit