Home Sporti Juventus i fa...

Juventus i falet Moise Kean ndaj Romës, merr suksesin e katërt radhazi (VIDEO)

151
0

Juventus e nisi mjaft mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh që në minutën e 16-të. Moise Kean ishte në vendin dhe në kohën e duhur për të devijuar në rrjetë një goditje të Bentancur brenda zonës. Më pas Roma është më aktive në lojën sulmuese duke krijuar dhe më shumë shanse. Në fundin e pjesës së parë verdhekuqtë fitojnë një penallti, por nga pika e bardhë Veretout ndalet mjaft mirë nga Sczesney.

Në pjesën e dytë, skuadra e Mourinhos hidhet në sulm, por has shumë vështirësi në mbrojtjen e hekurt të Bonuccit dhe Chiellinit. Skuadra torineze mes shumë mungesave arriti që të menaxhonte më së miri avantazhin.

Juventus me suksesin e katërt radhazi tashmë ngjitet në kuotën e 14 pikëve në vendin e 7-të, teksa javën e ardhshme do të luajë një ndeshje të madhe ndaj Interit. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit