Home Bota Pushimet në T...

Pushimet në Turqi kthehen në ferr, 71-vjeçari paralizohet pasi konsumoi djathë

1
0

Malcom Brown nuk e kishte menduar kurrë që pushimet do ti ktheheshin në ferr. 71-vjeçari mbeti i paralizuar nga qafa e poshtë, pasi konsumoi një sanduiç me djathë gjatë pushimeve në Turqi. Dreka e tij dhe së shoqes me miqtë po shkonte si normalisht, por nuk vonoi shumë që Brown të ndihej keq.

Ai ishte helmuar nga ushqimi arriti deri aty ku nuk arrinte të lëvizte dot më. Atëherë familjarët e dërguan në spital me urgjencë, ku u diagnostikua me sindromën Guillain-Barre. Malcom dhe e shoqja besojnë se shkaku i kësaj situate ishte djathi që blenë nga një supermarket lokal.

Janis nuk e konsumoi, ndërsa Malcom dhe një shoku i tij, po. Të dy ata u ndjenë keq më pas, por 71-vjeçari ishte ai qe pati simptomat më të rënda. Mjekët ende nuk e dinë me saktësi se në çfarë mase janë dëmtuar nervat e tij, pas sulmit agresiv të pësuar nga sistemi imunitar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit