Home POLITIKE Salianji publ...

Salianji publikon foto mes parcelës me hashash: Rama po përgatit një territor të sigurtë për grupet kriminale

288
0

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka rikujtuar kohët kur denonconte parcelat me hashash, dhe sot thotë se kanabizimi nuk mund të jetë një faturë që duhet ta paguajnë shqiptarët dhe nga e cila të përfitojë Rama. Po ashtu ai akuzon se kryeministri Rama po përgatit një territor shumë të sigurt për grupet kriminale, për të kultivuar lirisht në Shqipëri kanabis.

Postimi i plotë

Kanabizimi nuk mund të jetë një faturë që duhet ta paguajnë shqiptarët dhe nga e cila të përfitojë Edi Rama. Sot me një vendim të parashpallur, Edi Rama i tha shqiptarëve se do të lejojë përdorimin e kanabisit mjekësor. Njeriu që për 8 vite kanabizoi çdo pjesë të territorit! Njeriut që i janë faktuar lidhjet me grupe kriminale dhe për këtë ka dhe drejtues pas hekurave të përfshirë në çështjet e trafikut të narkotikëve.

Njeriu që përtej çdo paralajmërimi të ndërkombëtarëve, i dha mundësinë dhe hapësirën çdo trafikanti pa dhe me uniformë të kanabizojë Shqipërinë, sot ka zgjedhur tjetër rrugë. Asnjë qëllim të mirë nuk ka kjo nismë. Edi Rama thjesht po përgatit një territor shumë të sigurt për grupet kriminale, për të kultivuar lirisht në Shqipëri kanabis.

Në 8 vite, Partia Demokratike dhe ne si ligjvënës kemi denoncuar lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar në trafikun e leëndëve narkotike. Ndaj sot askush nuk mund të faturojë shqiptarët, për një kosto që e ka të gjithën personale!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit