Home Bota Mbi 1800 rast...

Mbi 1800 raste me COVID në Greqi, 9 viktima

8
0

Vijon rritja e rasteve me COVID-19 në Greqi. Në 24 orët e fundit janë shënuar 1820 raste të reja me infeksion, ndërsa numri i viktimave është 9, teksa 159 pacientë vijojnë luftën me sëmundjen në spitalet COVID në vendin fqinj.

Të martën në Greqi u shënuan 1797 raste të reja dhe 8 viktima. Rritja nga 24 orët e kaluara është e vogël, por autoritetet i shqetëson më shumë trendi i ditëve të fundit që pas hapjes së pikave doganore për sezonin turistik dhe mutacioni Delta.

Në Greqi rekordi i viktimave u shënua në 28 Nëntor të vitit të kaluar, 121 fatalitete, ndërsa përsa i përket rasteve të reja, në 30 mars të këtij viti u regjistruan 4340 të infektuar. 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit